Rreth Nesh.

Që prej vitit 2007, vit kur BTC Albania është themeluar, kemi arritur të jemi një nga kompanitë furnizuese kryesore të brandeve më të njohura të tregut botëror në fushën e IT.

Kompania ka zgjeruar fushën e saj në dhënien e Zgjidhjeve Hardware & Software duke listuar ndër klientet e saj Ministri Publike, Universitete, Media, Banka Internacionale, Korporata Financiare, Kompani Sigurimesh, Industri Përpunuese, Ofrues të Shërbimeve Internet, etj.

I gjithe stafi inxhinierik është shumë i kualifikuar në fushat e tyre duke marrë certifikata ndërkombetare si CompTia, CCNA dhe MSCP. Të gjithë punonjesit e BTC kanë njohuri te mira kompjuterike dhe janë të gjithë të certifikuar me ICDL.

misioni

Tek BTC Albania përpiqemi të kryesojmë me zhvillimin dhe prodhimin e teknologjive më të përparuara të industrisë së informacionit, duke përfshirë këtu sistemet kompjuterike, software dhe sistemet e ruajtjes së informacionit. 

Ne i përkthejmë këto teknologji në vlerë për klientët tanë përmes zgjidhjeve profesionale dhe shërbimeve këshilluese. Ne jemi të përkushtuar për të punuar drejt një shoqërie të qëndrueshme për gjeneratën e ardhshme.

vizioni

BTC Albania synon të ndryshoje dinamikën e industrise së software duke i siguruar klientëve programe të besuara dhe shërbime cilesore, klientë te cilët e shohin partneritetin me ne si nje drejtues strategjik për suksesin e tyre. Kur ne marrim përsiper projektin tuaj, ne kemi marre administimin e tij sikur të ishim Ju.

Si kujdestare të projektit tuaj, ne e konsiderojme veten të suksesshëm jo kur ju kemi ofruar produktin final, por kur ky produkt i ploteson nevojat e biznesit tuaj, dhe ky është vizioni ynë.

sllogani ynë

”Kënaqesia juaj është detyrimi ynë." Ky është slogani i kompanisë tonë dhe ne jemi të vendosur ta zbatojmë atë.